Këtë javë nis në televizionin “Top Channel” spektakli i kërcimit “Dancing With the Stars”.


Tashmë personazhet janë zbuluar dhe çfarë i ka bërë përshtypje publikut është fakti që në këtë spektakël po rikthehen shumica e konkurrentëve të “Big Brother 2 VIP”.

Po ashtu, në juri do të jetë pjesë e trupës gjykuese Olta Gixhari, ndërsa Kiara Tito vjen si moderatore e forumit.
Ish-konkurrentja e BBV, Efi Dhedhes nuk i shpëtoi dot pyetjes “Pse nuk mori pjesë në DWTS”. Dashur, padashur, ajo ia hodhi një thumb me lezet spektaklit:

“Sepse Big-u ka mbaruar dhe nuk do të doja një “Big” ripërsëritje, dysh”-tha Efi.