E rrallë/ 25-vjeçarja alergjike nga uji, nuk mund të pijë, lahet dhe aq të qajë (VIDEO)

Tessa Hansen-Smith, një 25-vjeçare nga Fresno në Kaliforni të SHBA-ve është duke jetuar në një sprovë të përditshme që nga mosha 8 vjeç. Alergjike ndaj ujit, ajo nuk mund as të qajë apo të djersitet pasi menjëherë i krijohen mavijosje në lëkurë e cila më pas i rrjedh gjak. Ajo vuan nga urtikaria akuagjenike, një sëmundje e rrallë që prek rreth 250 njerëz në të gjithë botën dhe që e pengon madje edhe të pijë ujë.


Kjo e ka detyruar vajzën të hapte një GoFundMe për të mundur të paguante shpenzimet mjekësore. Tessa i tha televizionit amerikan Abc30 se ëndërron të bëhet infermiere. “Shpresoj të jem në gjendje të kthehem përsëri në shkollë, të jem në gjendje të punoj, të gjej një ndjenjë normaliteti në jetë” – tha ajo.

California woman Tessa Hansen-Smith, with Aquagenic Urticaria or allergy to water, describes living with chronic illness – ABC7 Chicago

Po çfarë pi dhe si lahet Tessa? Në pamundësi për të pirë ujë ose për të ngrënë ndonjë gjë që përmban shumë ujë, përndryshe ndihet sikur po digjet ajo është e detyruar të pijë kryesisht qumësht, pjesa ujore e të cilit balancohet nga yndyrat dhe proteinat. Larja e saj është padyshim shumë e vështirë.

Tessa Hansen: the young woman who is allergic to water, including her own tears
Ajo thotë se është e detyruar të bëjë dush herë pas here, pavarësisht se shmang çdo aktivitet që mund ta bëjë atë të djersitet ose të bëhet pis. Ajo që bën shpesh është të rruhet dhe të përdorë deodorant “kudo që është e mundur edhe pse kjo nuk e bën të ndihet mirë”.

Problemet e Tessa filluan kur ajo ishte vetëm 8 vjeç. “Unë dola nga dushi dhe kisha mavijosje të mëdha në lëkurë, skalpi i kokës më rridhte gjak”, – tha ajo. Nëna e saj Karen, mjeke familjeje ishte e para që kuptoi problemin e së bijës. Pasuan vite testesh dhe odiseje mes specialistëve. Nëna e saj thotë se “ndihet fajtore që nuk e kuptoi sëmundjen e saj shumë më herët”.