Dua Lipa ka fshirë të gjitha postimet në rrjetet sociale teksa thuhet se po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri.
Krijuesja e hitit “Levitating” e ka zëvendësuar foton e profilit me një imazh kaleidoskopik të syrit të saj.


Për më tepër, ajo fshiu gjithashtu të gjitha fotografitë e videot, paralajmërimet e paraqitjet nga eventet.

Në gusht, ylli me origjinë nga Kosova njoftoi për albumin e saj të tretë, i cili pritet të lansohet në vitin 2024.

28 vjeçarja ka lënë të kuptohet mes tjerash se ky album do të jetë më pak personal se të tjerët.

Vitin e kaluar, këngëtarja e “One Kiss” i konfirmoi bashkëpunëtorit të saj të “Cold Heart”, Elton John, se ajo kishte përfunduar gjysmën e albumit.

Siç shkruan Telegrafi, Dua filloi karrierën në vitin 2013 dhe që atëherë ka publikuar dy albume “Dua Lipa” dhe “Future Nostalgia”.

Ajo po vazhdon të korrë suksese të jashtëzakonshme, e kësaj radhe me debutimin edhe në filma.