Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë në Britani.


Mijëra banorë të Oxfordit përjetuan momente frike.

Për disa minuta, një “top zjarri” ndriçoi qiellin mbi qytetin anglez.

Pamjet pushton rrjetin brenda pak minutave, duke shkaktuar panik për atë se çka kishte ndodhur.

Policia e Oxfordshire sqaroi se kjo u shkaktua nga një rrufe e cila goditi një rezervuar gazi, brenda një uzine që shndërron mbetjet në biogaz.

Mediat britanike njoftojnë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, përcjell Klankosova.tv

Kompania është duke vlerësuar dëmet të cilat janë tepër të mëdha.