Mbretëria e Bashkuar premtoi se do të dhurojë 20 milionë funte shtesë (mbi 22 milionë euro), për të ndihmuar civilët në Gaza.


Kjo u bë e ditur nga kryeministri britanik Rishi Sunak, raporton CNN.

“Ne e pranojmë se populli palestinez po vuan tmerrësisht. Mbi 4000 palestinezë janë vrarë në këtë konflikt. Edhe ata janë viktima të Hamasit, të cilët po përzihen në popullatën civile. Shumë jetë tashmë janë humbur dhe kriza humanitare është në vazhdim”, deklaroi Sunak në një fjalim në Parlament.

Tutje ai shtoi se hyrja e kufizuar e kamionëve me ndihma në Gaza përmes pikës kufitare “është progres i rëndësishëm dhe dëshmi e fuqisë së diplomacisë, por nuk është e mjaftueshme”.