Bilanc tragjik në Gaza! 704 palestinezë të vrarë, mes tyre 143 fëmijë

Numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor nga bombardimet e dy ditëve të fundit ka arritur në 704.


Izraeli ka vrarë të paktën 704 palestinezë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, sipas ministrisë së shëndetësisë, raporton Al Jazeera.

Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën në Izrael ka shkuar në 900, 85 prej të cilëve ishin ushtarë izraelitë.

Në Gaza:

687 të vdekur – 140 prej tyre fëmijë, 105 gra 3800 të plagosur

Në Bregun Perëndimor:

17 të vdekur – 3 prej tyre fëmijë 90 palestinezë të plagosur

Ditën e shtunë në mëngjes, grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael.

Ndërkohë Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ajrore ku dje shpalli edhe zyrtarisht gjendjen e luftës.

Nga raportimet e fundit, mësohet se numri i viktimave ka shkuar rreth 1700, ku mbi 150 prej tyre janë fëmijë: rreth 900 janë izraelitë dhe mbi 700 janë palestinezë në Gaza.

Mijëra persona të tjerë janë plagosur në Gaza.