Armenia i ka kërkuar Bashkimit Evropian ndihmë për t’u përballuar fluksin e refugjatëve që mbërrijnë nga Nagorno-Karabakh pasi Azerbajxhani rifitoi kontrollin e enklavës javën e kaluar, tha sot zyra e kryeministres italiane Giorgia Meloni.


Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është e banuar kryesisht nga armenë që shpallën pavarësinë si Republika e Artsakhut rreth tre dekada më parë.

Më shumë se 100,000 refugjatë kanë mbërritur në Armeni pasi Azerbajxhani nisi një operacion ushtarak për të rimarrë kontrollin e plotë të Nagorno-Karabakut, tha kreu i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) të premten vonë.
Armenia i ka kërkuar BE-së strehim të përkohshëm dhe furnizime mjekësore, tha zyra e kryeministrit italian, duke shtuar se Roma po punon për të promovuar stabilizimin në rajon duke favorizuar dialogun midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Në njoftim thuhet gjithashtu se Italia aktivizoi menjëherë sistemin e mbrojtjes civile, duke nisur procesin e grumbullimit të mallrave për të mbështetur popullsinë në nevojë.