Anketë e re: LSDM dhe BDI prijnë

Në fillim të muajit tetor të vitit 2023, agjencia “STRATUM R & D” për javoren Fokus ka realizuar një anketë përmes telefonit me 1200 të anketuar.


Në pajtim me rezultatet e anketës, ndarjet e brendshme në VMRO-DPMNE mund të shihen edhe te perceptimi i votuesve gjegjësisht ndikojnë direkt te perceptimi i qytetarëve.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti politike do të votoni” për VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Hristijan Mickovski kanë votuar 10.1 %, përderisa për partinë e re nga VMRO-DPMNE-ja e udhëhequr nga Nikolla Gruevski janë deklaruar 9.2 % të anketuar. Për LSDM-në e udhëhequr nga Dimitar Kovacevski kanë votuar 15.8 % prej të anketurve.

Te partitë politike shqiptare BDI-ja është stabile dhe udhëheq me 6.2 % prej të anketuarve. Për Koalicionin Alternativa-Besa-LD janë deklaruar 4.2 %, ndërsa për ASH-në 2.7 % e të anketuarve.