Dje (19-tetor) në ora 17:50, personat A.A.(35) dhe A.A.(30) nga Xhepçishti i Tetovës dhe Z.I.(24) nga Llërca e Tetovës, në SPB-Tetovë kanë raportuar se rreth orës 13.30 në rrugën “Kiro Ristevski-Drnc” në Tetovë, kanë qenë të sulmuar fizikisht nga 28-vjeçari F.I. nga Tetova. Menjëherë, rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj F.I. është përgatitur parashtresë përkatëse.TS