14-vjeçar arriti rekord botëror në Gines duke zgjidhur kubin e Rubikut

Në Australi, një 14-vjeçar arriti rekord botëror në Gines duke zgjidhur kubin e Rubikut 3 me 3 për 12.1 sekonda. Rekordi i djaloshit ishte interesant edhe për faktin se kubin e zgjidhi në një afat rekord teksa sytë i kishte të mbyllur. “Isha shumë i lumtur që arrita rekordin botëror. Ende nuk mund ta besoj”, tha Eggins. I riu rrëfeu se për herë të parë kishte mësuar të zgjidhte kuba me sy mbyllur në vitin 2020 dhe që atëherë ka shpenzuar orë të tëra për të praktikuar këtë aftësi. /Alsat.mk