Çifti në Irak, dasma e të cilëve përfundoi në një tragjedi pasi zjarri vrau 114 të ftuarit e tyre, kanë fokur pas ngjarjes së rëndë


Revan, 27 vjeç, dhe nusja, Haneen, 18 vjeçe, i mbijetuan zjarrit, i cili nis brenda një sallë të mbushur plot me dasmorë në Qaraqosh, në provincën Nineveh të Irakut verior, shkruan Skynews.

114 njerëz vdiqën dhe të paktën 150 të tjerë u plagosën.

Revan tha se ai humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, duke shtuar se nusja e tij “nuk mund të flasë” pas humbjes së 10 të afërmve të saj, përfshirë nënën dhe vëllain e saj.

Në gjendje kritike është edhe babai i saj.

“Është e vërtetë që ne jemi ulur këtu përballë jush të gjallë. Por brenda ne kemi vdekur. Jemi të mpirë. Ne jemi të vdekur brenda”, tha ai.

Dasma e së martës mbrëma mësohet të ketë pasur rreth 900 të ftuar, ndërsa zjarri ka nisur rreth orës 22:45.

Videoja e shpërndarë menjëherë pas tragjedisë tregon çiftin duke kërcyer, ndërsa pjesët e djegura të materialit binin nga çatia.

Gjithçka ndodhi gjatë kërcimit, tha ai, kur pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe kur dritat erdhën pa zjarr në tavan.

Pikërisht atëherë njerëzit filluan të “ulërinin” dhe të “iknin”.

“Unë e kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë. Vazhdova ta tërhiqja zvarrë dhe të përpiqesha ta nxirrja nga hyrja e kuzhinës. Ndërsa njerëzit po iknin, njerëzit po e shkelnin. Këmbët e saj janë të plagosura”, tregoi ai.

Fatkeqësia do të thotë se ata nuk mund të qëndrojnë më në vendlindjen e tyre.

“Kjo është, ne nuk mund të jetojmë më këtu. Nuk mund të jetojmë më këtu”, u shpreh 27 vjeçari.