Zoleka Mandela, mbesa e liderit Nelson Mandela, ka vdekur nga kanceri në moshën 43-vjeçare. Lajmin e hidhur e konfirmoi një zëdhënës i familjes.


Zoleka vdiq të hënën në mbrëmje, një javë pasi u shtrua në spital për trajtim.

“Skanimet e fundit zbuluan një progresion të rëndësishëm të sëmundjes, duke përfshirë fibrozën në mushkëri, si dhe disa emboli”, thuhet në deklaratë, që do të thotë se qelizat e kancerit ishin përhapur në të gjithë trupin.
Disa vite më parë ajo u diagnostikua me kancer në gji dhe u trajtua, por kanceri u rikthye sërish më vonë.