Disa njerëz kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një klinikë private në Roterdam.


Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Qendrën Mjekësore “Erasmus” në Roterdam, ku një person ka nisur të hapë zjarr brenda ambienteve të një klase me fëmijë të sëmurë, transmeton Insider Corner në platformën “X”

Nga pamjet në rrjetet sociale dallohen qytetarë të shumtë që largohen në panik e sipër, ndërsa në vendngjarje dallohen edhe forcat speciale që kanë arrestuar një person. Nuk bëhet e qartë nëse personi i ndaluar është autori.