Një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tij në Selenicë. Ai është dërguar me urgjencë për në spitalin e Vlorës por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.


Ka qenë komshiu që ka njoftuar sallën operative e drejtorisë së policisë së Vlorës se ka shpërthyer bombola e gazit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat./abcnews.al