“Shoh me ndjenja”: Martohet ushtari ukrainas i verbuar në luftë

Kur nusja e tij hyri në shtëpinë e familjes së tij, e veshur në fustan të bardhë dhe duke mbajtur një buqetë me lule të bardha në dorën e djathtë, Ivan Soroka nuk qe në gjendje ta shihte.


Por, teksa Vladyslava Ryabets po afrohej, Soroka qau nga gëzimi për mundësinë për ta filluar një kapitull të ri në jetë.Vladyslava Ryabets duke festuar në dasmë me Ivan Sorokan, bashkë me familjen dhe miqtë, në ditën e dytë të jetës së tyre së bashku si grua dhe burrë në periferi të Kievit, më 10 shtator 2023.

Më 2 gusht 2022, Soroka, 27 vjeç, u verbua nga një sulm rus me mortajë. Me gjithë verbërinë e tij, çifti është zotuar për të vazhduar me jetën.Ryabets i shfaq telefonin e thyer mobil dhe orën e dorës të mbuluar me gjak të burrit të vet, Soroka.

Ata u takuan online më 6 prill, rreth tre muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Soroka ishte duke e marrë veten nga pneumonia në një spital ushtarak kur u kyç në një aplikacion për takime dashurie dhe e pa fotografinë e profilit të Ryabetsit. “Përshëndetje”, i shkroi ai asaj.

Ryabets kujton sesi burri i saj ishte ambicioz dhe i nxitur derisa ajo po punonte me fëmijë autikë në një klinikë. “Ju jeni e imja tani,” i tha ai asaj pas disa javëve bisedash. Ajo iu përgjigj me shaka duke ia dërguar madhësinë e unazës së gishtit.

Një selfie që e bëri Soroka më 29 qershor në rajonin e Donjeckut, dy muaj para se të goditej nga një copëz predhe e cila e verbëroi.

Vetëm gjashtë javë pasi u takuan online, ata pinë kafe së bashku gjatë njërit prej pushimeve të shkurtra të Sorokës nga fronti. “Pra, ku është unaza ime?” pyeti Ryabets, përsëri me shaka. “Është mu këtu”, iu përgjigj Soroka, teksa e nxori unazën shndëritëse të fejesës.
Më 2 gusht, afër fshatit Horlivka, njësia e Sorokës mori urdhër për t’u tërhequr. Ata u tërhoqën kur ra terri, dhe deri në agim, ata u granatuan nga trupat ruse. Soroka u godit nga një copëz predhe e cila e verboi dhe gati sa nuk ndikoj që t’i amputoheshin këmbët.

“Gjëja e parë që e thashë pasi u plagosa ishte ‘kush do të më dojë mua tani?’”

Ushqimi tradicional ukrainas shtrohet në tavolinë para fillimit të festës së dasmës.

Ryabets e vizitoi atë çdo javë derisa ai u lirua nga spitali para gati një viti. Ata shpresonin e sytë e tij do të shëroheshin dhe se do t’i kthehej shikimi. Nuk ndodhi kurrë, por vendimi i Ryabetsit nuk ndryshoi kurrë. “Asgjë nuk ndryshoi për mua”, tha ajo.

Më 9 shtator, një ditë me diell dhe rrezatuese, Ryabets e veshur me fustan të bardhë dhe me buqetën e luleve në dorë, e shoqëroi dhëndrin, Sorokën, në dasmën e tyre në Kiev.