Numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti i fortë që goditi Marokun mbrëmjen e së premtes, është rritur në 2122, kanë thënë forcat e armatosura të vendit. Të paktën 2,421 njerëz kanë mbetur të plagosur. Përditësimi i fundit vjen pas një pasgoditje me magnitudë 3.9 ballë që goditi vendin më herët gjatë ditës së sotme.


Ekspertët kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet pasi ekipet e kërkim shpëtimit arrijnë në zonat e largëta rurale dhe operacionet e kërkimit vazhdojnë. Tërmeti me magnitudë 6.8 ishte më i forti që goditi rajonin rreth qytetit antik të Marrakech në një shekull, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

OKB-ja ka ofruar ndihmë për kërkim-shpëtimin dhe nevoja humanitare ose mjekësore. SHBA i ka bërë të qartë qeverisë marokene se është e gatshme të japë “ndihmë të rëndësishme” pas tërmetit shkatërrues./