Rritet numri i burrave që e lëndojnë penisin gjatë seksit

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtarë në Mbretërinë e Bashkuar, po rritet numri i burrave që e lëndojnë penisin gjatë seksit.


169 rastë ishin këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar, në krahasim me 46 sa ishin vitin e kaluar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, burrat që përjetojnë më shumë lëndime në këtë pjesë janë të moshës 30 deri në 70-vjeçare.

Urologu nga Londra, Gordon Muir tregoi se cilat ishin lëndimet më të shpeshta që përjetonin burrat.

“Shumica e meshkujve ndjejnë një kërcitje apo plasaritje dhe humbasin ereksionin e tyre. Zakonisht ka edhe mavijosje”, u shpreh ai.