Ministri i Brendshëm polak Kaminski ka njoftuar se duke filluar nga e diela, Polonia do të ndalojë hyrjen në vend të makinave të pasagjerëve me targa ruse.


Mediat e huaja shkruajnë se ndalimi është pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe qytetarëve të saj në lidhje me luftën në Ukrainë.