Pasditen e sotme në një përplasje me armë zjarri në zonën e Artemidës, Greqi kanë mbetur të vdekur gjashtë persona.


Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh në të cilën janë gjetur të qëlluar me armë zjarri gjashtë persona që dyshohet se janë shqiptarë. Të pestë personat ndodheshin brenda një automjeti ndërsa njëri u gjet jashtë makinës e cila dyshohet se ka targa gjermane.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos dhe policia ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek që ka konfirmuar se personat që janë qëlluar kanë humbur jetën.