Ndodh dhe kjo/ Nusja ndahet nga burri 3 minuta pas kurorëzimit, ja cila ishte arsyeja

Një çift mund të ketë thyer rekordin e një prej martesave më jetëshkurtra, që zgjati vetëm tre minuta.


Ngjarja ka ndodhur në Kuvajt, ku nusja u nda pasi dhëndri u tall me të pak pasi u shpallën burrë e grua.

Dyshohet se ai e quajti “budallaçkë”.

Historia e çuditshme u shpërnda dhe në rrjetin social “X”, nga një person i cili shkroi: “Unë shkova në një dasmë ku dhëndri e kaloi fjalimin e tij duke u tallur me gruan e tij. Ajo grua duhet të kishte bërë atë që bëri”.

Nusja i kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën. Gjykatësi ra dakord dhe tre minuta pas përfundimit të betimeve, martesa u anulua.