Naomi Campbell ka treguar se varësia e saj nga droga pothuajse e vrau atë në kulmin e karrierës në vitet ’90.


Ylli legjendar i pasarelave foli sinqerisht për abuzimin që pati me drogën, duke pranuar se ajo iu kthye kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit dhe mikut të saj të ngushtë italian, Gianni Versace.

“Mendoj se kur fillova të përdorja, një nga gjërat që u përpoqa të mbuloja ishte trishtimi. Varësia është kaq… Ti mendon: Oh, do ta shëroj atë plagë, por nuk e bën”, shtoi supermodelja.
Për më tepër, ajo tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në 1997.