Nano futet në operacion, si është gjendje e ish-kryeministrit


Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Hygeia” në Tiranë.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se Nano i është nënshtruar ndërhyrjes lehtësuese për frymëmarrjen dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e mirë dhe e qëndrueshme.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama i ka akorduar ditën e djeshme medaljen e mirënjohjes publike ish-kryeministrit Fatos Nano.