Dy kozmonautë rusë dhe një astronaute amerikane u nisën për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me një anije kozmike ruse Soyuz, pavarësisht tensioneve mes SHBA-së dhe Rusisë.


Anija kozmike u nis në orën 17:44 nga kozmodromi rus Baikonur në Kazakistan.

Misioni vjen më pak se një muaj pasi anija kozmike ruse Luna-25 u rrëzua në Hënë, një dështim që i kujtoi industrisë ruse të hapësirës vite të tëra vështirësish.

Soyuz do të transportojë rusët Oleg Kononenko dhe Nikolai Chumb dhe amerikanin Loral O’Hara në ISS. Për Chubb dhe O’Hara, ky është udhëtimi i tyre i parë në hapësirë.

Në një konferencë për shtyp të enjten, O’Hara tha se ishte “e emocionuar” për misionin. “Atmosfera është e mirë, ekuipazhi është i gatshëm të përmbushë të gjitha detyrat që na janë besuar”, komentoi Chubb.

Dy kozmonautët dhe astronauti do të vazhdojnë misionin e rusëve Sergey Prokopiev dhe Dmitry Petelin dhe amerikanit Frank Rubio, të cilët kanë qenë në laboratorin hapësinor për një vit. Misioni i tyre u zgjat për shkak të dëmtimit të anijes kozmike me të cilën do të ktheheshin në Tokë, Soyuz MS-22. Agjencia ruse hapësinore vendosi që kjo anije të mos përdoret përveçse në raste urgjente dhe vendosi t’i merrte prej andej në misionin tjetër, MS-23.

Hapësira është një nga fushat e pakta në të cilat Rusia dhe SHBA ende bashkëpunojnë. O’Hara komentoi të enjten se ISS është “një simbol i paqes dhe bashkëpunimit”.

“Ndryshe nga ajo që ndodh në Tokë ku kombet shpesh nuk pajtohen me njëri-tjetrin, ne shkojmë shumë mirë atje lart, ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe gjithmonë kujdesemi për njëri-tjetrin,” tha Kononenko.