Një roje e kopshtit zoologjik ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të luanit në parkun safari në verilindje të Japonisë, raporton Anadolu.


Kato Kenichi, 53-vjeç, u sulmua në kafazin e luanëve në parkun Tohoku Safari në rajonin Nihonmatsu të Prefekturës Fukushima.

Ai kishte punuar në parkun safari për më shumë se 25 vjet.

Sipas një deklarate të zëvendësdrejtorit të Tohoku Safari Park, Kumakuba Norichika, nga pamjet e kamerave të sigurisë u konfirmua se luani kishte sulmuar rojen.

Parku safari është mbyllur dhe do të rihapet pas përmirësimit të masave të sigurisë.