Këmbimorja më e madhe e kriptove në botë, Binance, ka njoftuar se po shet operacionet në Rusi dhe do të largohet tërësisht nga vendi.


Njoftimi pasoi raportet se Departamenti Amerikan i Drejtësisë po hetonte kompaninë për shkelje të mundshme të sanksioneve të kohës së luftës kundër Moskës.

“Binance ka hyrë në një marrëveshje për të shitur të gjithë biznesin e saj në Rusi”, ka thënë kompania në një deklaratë.

Kompania CommEX i ka blerë të gjitha aksionet.

Binance nuk zbuloi kushtet financiare të marrëveshjes, por theksoi se nuk do të marrë më asnjë të ardhur ose të ketë opsion blerjeje nga shitja.

Binance siguroi klientët e saj rusë se asetet e tyre ishin “të mbrojtura në mënyrë të sigurt” dhe se do të duhej deri në një vit për t’i transferuar ato në CommEx.

Rusët po i drejtohen gjithnjë e më shumë këmbimoreve të kriptove pasi sanksionet perëndimore ndërprenë bankat ruse nga rrjetet globale të pagesave. CommEx ka thënë se nuk do të regjistronte përdoruesit me bazë në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Kompania gjithashtu nuk ofron regjistrim të llogarisë në SHBA, Bashkimin Evropian, si dhe në Iran, Kubë, Siri dhe Korenë e Veriut.