Dritat e Kullës Eifel nuk do të jenë sonte të ndezura në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit të Marokut.


Të paktën 1037 persona kanë vdekur dhe 1204 të tjerë janë plagosur. Monumenti francez në Paris ka vendosur të fikë dritat në orën 21:00.

Më shumë se 300,000 njerëz janë prekur nga tërmeti që goditi vendin, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Organizata gjithashtu bëri me dije se po “monitoron nga afër situatën” dhe se po dërgon një ekip mbështetje për partnerët e saj në Marok.