Kancelari austriak, Karl Nehammer, është vënë nën kritika pasi u shfaq një video në të cilën ai thotë se prindërit me të ardhura të ulëta duhet t’i ushqejnë fëmijët e tyre me burgerë nga McDonald’s.


Në pamje, Nehammer flet në shtyp për varfërinë përpara se të ankohet se si trajtohet uria e fëmijëve, transmeton klankosova.tv.

“Pra, çfarë do të thotë që një fëmijë nuk ha një vakt të nxehtë në Austri? A e dini cili është vakti i nxehtë më i lirë në Austri? Nuk është i shëndetshëm, por është i lirë: një hamburger në McDonald’s – 1.40 €, nëse blej patate të skuqura me të, 3.50 euro. Tani dikush po pretendon seriozisht se ne jetojmë në një vend ku prindërit nuk mund ta përballojnë këtë vakt për fëmijën e tyre”, tha ai.