Në ditët e sotme, përdoruesi i një tableti është gjithnjë e më shumë kërkues dhe pret nga pajisja e tij të kryejë thuajse çdo detyrë. Gjithnjë e më shumë, njerëzit po priren drejt punës në distancë duke vendosur balanca të reja midis punës dhe jetës private dhe çdo pajisje premium Galaxy Tab S9 është krijuar për t’ju dhënë lirinë të jeni kreativë nga kudo dhe jo vetëm të mbyllur mes 4 mureve. Nga opsionet e zgjeruara të personalizimit deri te funksionet intuitive të multitasking dhe produktivitetit, këto pajisje do të lejojnë edhe më shumë përdoruesit të përmirësojnë mënyrën se si ndërveprojnë në jetën e përditshme dhe të sjellin idetë e tyre të mëdha në realitet, pa mundim.


Mbani shënime edhe në lëvizje

Galaxy Tab S9 mbështet çdo përdorues edhe në ditët më të ngarkuara, apo kur udhëtoni ose punoni në lëvizje. Tashmë komoditeti i një ekrani të madh nuk është më shqetësim, kjo sepse tastiera “Book Cover” eserisë Galaxy Tab S9 dhe modaliteti DeX mund të simulojnë një përvojë desktopi me transportueshmëri maksimale të tabletit. Këndet e rregullueshme të tastierës dhe kapakut të Book Cover me ndriçim të pasëm ndihen si një kompjuter i lehtë. Ndërkohë, DeX Mode ka një kursor për të ndryshuar madhësinë dhe pozicionin e dritares dhe aftësi të Second Screen për të pasqyruar ose zgjeruar ekranin e kompjuterit në tablet.

Nuk ka rëndësi nëse jeni me nxitim, në stacionin e një autobusi apo në një sallë pritjeje, idetë duhet t’i ndani diku sapo ato t’ju përshkojnë si rrufe. Me lapsin Galaxy S, nuk do të keni problem të mbani shënim çdo gjë që ju vjen në mend. Çdo pajisje premiumGalaxy Tab S9 vjen me një mjet që përdoruesit e tabletëve e preferojnë shumë: lapsin Galaxy S. Duke ofruar një përvojë të ngjashme me stilolapsin në letër, seritë Galaxy Tab S9 dhe S Pen tani janë të dy të vlerësuarat me IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, duke ju dhënë më shumë mundësi përdoruesve shprehin idetë e tyre.

Performancë dhe bateri që “nuk ju lë kurrë në baltë”

Sot, të punosh në distancë, është shndërruar në një komoditet falë pajisjeve të fuqishme Samsung dhe me Galaxy Tab S9, nuk do të hasni në asnjë moment vështirësitë që mund të keni patur më parë. Të qenët produktiv dhe kreativ nuk duhet të jetë e lidhur domosdoshmërisht me praninë fizike në një zyrë. Ekranet e Galaxy Tab S9, Dynamic AMOLED 2X sigurojnë përvoja epike shikimi dhe argëtimi që të përfshijnë, plot ngjyra të gjalla janë sfondi ideal për çdo projekt, për të cilin po punoni. Me Multi Window, ju mund të hapni deri në tre aplikacione njëkohësisht, duke ua lehtësuar punën kudo ku ndodheni. Programet me të cilat ju punoni, mund të shfaqen si një rrjet i organizuar i dritareve lehtësisht të rregullueshme, sipas nevoja tuaja.

Ndërsa GoodNotes, funksioni i preferuar nga fansat ofron gjithashtu një përvojë të re të marrjes së shënimeve dhe ditarit në Android për herë të parë, duke u nisur ekskluzivisht për përdoruesit e tabletëve Galaxy. Ndoshta gjatë atij udhëtimi të gjatë me tren apo makinë, mund të shkruani kryeveprën tuaj. Për më tepër, bateria e fuqishme e kësaj serie, me 11,200 mAhdo të mbajë gjatë gjithë ditës dhe nuk do t’ju lërë kurrë në baltë dhe shpejtësia dinamike e rifreskimit të serisë Galaxy Tab S9 kalibron automatikisht nga 60 në 120 Hz, nuk do t’ju shqetësoj në kryerjen e punëve tuaja.

I krijuar për të frymëzuar produktivitetin spontan si dhe për të rritur kreativitetin teksa bëjmë disa punë në të njëjtën kohë,seria Galaxy Tab S9 është mjaft inspiruese për portofolet krijuese me aplikacione të reja dhe të përmirësuara për çdo pasion personal.