Sir Elton John ka vendosur të shesë apartamentin e tij luksoz prej 1200 metrash katrorë në lagjen e famshme Buckhead të Atlantës pas 32 vitesh.


Apartamenti ndodhet në katin e 40-të të kullës së ‘Park Place’ dhe agjensia e pasurive të paluajtshme e cila e ka nxjerrë në shitje është Sotheby’s International Realty. Apartamenti vlerësohet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë.

Ylli i tha WSJ se vendosi ta shesë sepse nuk kishte më nevojë për një bazë për turneun e tij në SHBA.

Elton John dhe familja e tij jetojnë në Windsor, Angli dhe gjithashtu kanë një shtëpi në Nice, Francë. “Kam jetuar këtu për 30 vjet dhe e kam përjetuar çdo minutë. Epo, Atlanta, do të të marr me vete në zemër, në shpirt dhe nuk do të të harroj kurrë”, tha Elton John gjatë koncertit të tij të fundit në qytetin amerikan shtatorin e kaluar.