Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman i ka realizuar ëndrrën një djali të vogël.


Derisa po parakalonte princi saudit, një djalë i vogël të cilin po e mbante në kraharor babai i tij, u ndalë për ta përshëndetur bin Salmanin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ai pati një kërkesë për princin e kurorës, të cilit i kërkoi hiq më pak se një veturë të tipit Mercedes.

Me të dëgjuar kërkesën të gjithë të pranishmit filluan të qeshin, ndërsa bin Salman e mori me seriozitet kërkesën e tij.

Urdhëroi punonjësit e tij që t’i marrin adresën e vendbanimit nga babai i tij – dhe disa ditë më vonë doli se Mercedesi kishte shkuar në adresën e tij.

Madje u publikua edhe fotografia e vogëlushit duke qëndruar pranë “bishës” gjermane, të cilën e kërkoi nga bin Salman.