Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur sanksione ndaj 11 individëve, të cilët i akuzon si anëtarë të një bande rusë të krimit kibernetik.


“Këta kriminelë kibernetikë lulëzojnë nga anonimiteti, duke lëvizur në hijet e internetit për të shkaktuar dëme maksimale dhe për të zhvatur para nga viktimat e tyre,” tha në një deklaratë Sekretari i Jashtëm James Cleverly.

Nga ana tjetër Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e cila kreu një hetim kompleks për këta individë, vlerëson se grupi ishte përgjegjës për zhvatjen e të paktën 27 milionë paundëve nga 149 viktima në Mbretërinë e Bashkuar.

Sulmuesit kërkuan të synonin spitalet, shkollat, autoritetet lokale dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar.

Kuptohet se sanksionet janë sjellë si pjesë e një përpjekjeje të koordinuar me SHBA.