Edhe pas tre vjetësh, çmimi i Play Station nuk po bie, por Sony ende po provon mënyra të tjera për të tërhequr klientët.


Në promovimin më të fundit, kushdo që blen një Sony Playstation 5 merr një nga video lojërat e ofruara falas.

Kjo ofertë filloi disa ditë më parë dhe zgjat deri më 20 tetor, dhe përfshin një sërë video-lojërash ekskluzive, disa prej të cilave kushtojnë 70 dollarë secila, si God of War: Ragnarok dhe The Last of Us 1.

Lista e lojërave video falas përfshin:
* Marvel’s Spider-Man: Miles Morales

* Marvel’s Spider-Man: Remastered

* God of War Ragnarök

* Horizon Forbidden West

* Ghost of Tsushima Director’s Cut

* Ratchet & Clank: Rift Apart

* Demon’s Souls

* The Last of Us Part I

* Sackboy: A Big Adventure

* Returnal

* Uncharted: Legacy of Thieves Collection

* Death Stranding: Director’s Cut