Belgjika nuk do të pranojë më burra beqarë për azil

Qeveria belge ka bërë të ditur se nuk do të sigurojë më strehë për burrat beqarë që kërkojnë azil, duke argumentuar se kapaciteti pritës i saj është i pamjaftueshëm, dhe se duhet t’i japë përparësi familjeve, grave dhe fëmijëve.


Belgjika ka qenë prej kohësh nën kritika për dështimin për të siguruar strehim të mjaftueshëm për mijëra njerëz që po kërkojnë mbrojtje nga persekutimi në shtëpi, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Madje për këtë vendimin e fundit ka marrë kritika edhe nga organizata më e madhe evropiane për të drejtat e njeriut dhe grupet e ndihmës e cila e dënoi këtë veprim duke e quajtur si kundërshtues të angazhimeve ndërkombëtare.

Të mërkurën, Sekretarja e Shtetit për Azilin, Nicole de Moor tha se “Presioni në rritje mbi strehimin e azilit pritet gjatë muajve të ardhshëm”, kështu qe burrat beqarë do të duhet të kujdesen për veten e tyre.

Radhët e gjata të tendave përgjatë rrugëve jashtë qendrës kryesore të përpunimit në Bruksel janë bërë një njollë në reputacionin e Belgjikës.