Në një kohë kur ndotja e mjedisit është kryefjalë e diskutimeve botërore, vende të ndryshme kanë bërë përparime të rendësishme teknologjike për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit.


Një nga këto është edhe Gjermania që ka njoftuar se ka kryer me sukses fluturimin e parë komercial të avionit elektrik me hidrogjen të lëngshëm.

Më herët ajo ka zhvilluar një fushatë testimi që nisi dhjetorin e kaluar, gjatë së cilës ka përfunduar 3 fluturime të shkurtra deri në 15 minuta.

Ndërsa ky I fundit ishte një fluturim I mirëfilltë që zgjati rreth 3 orë.

Kjo arritje shënon një moment vendimtar për të fuqizuar avionët. kemi demonstruar qëndrueshmërinë e elementit kimi për të mbështetur fluturimin pa emetime”, deklaroi H2FLY, zhvilluesi i sistemeve të rrymës me hiodrogjen dhe elektrike, me bazë në Stuttgart.

Kompania po punon me hidrogjen të lëngshëm sepse është shumë më i lehtë se karburanti fosil i avionëve dhe konsideratat e peshës janë një kusht kryesor për udhëtimin supersonic, kanë shpjeguar specialistët duke shtuar se tani po punojnë për të përshkallëzuar teknologjinë për avionët rajonalë dhe aplikacione të tjera, duke filluar me dekarbonizimin për avionët tregtarë.

Në vitin 2024, H2FLY pritet të hapë Qendrën e Aviacionit të Hidrogjenit në Aeroportin e Shtutgartit, të bashkëfinancuar nga Ministria e Transportit Gjerman Qendra do të bëhet një pikë qendrore për të ardhmen e industrisë së aviacionit evropian dhe ekonomisë së saj të hidrogjenit, duke ofruar lehtësira për integrimin e avionëve me qeliza karburanti dhe infrastrukturë të hidrogjenit të lëngshëm”, kanë njoftuar zyrtarët.