Aktivistët e klimës mbajtën protestë tjetër në Gjermani, pas së cilës postuan video në rrjetet sociale duke pësuar dhunë.


Lëvizja “Letzte Generation” publikoi një video që tregon momentin e sulmit fizik agresiv ndaj anëtarëve të tyre.

Aktivistët u ulën në rrugën afër Mannheimit në shenjë proteste, duke bllokuar trafikun.

Bllokada shkaktoi kolonë të madhe dhe në video shihet shoferi i cili ka dalë nga vetura dhe ka goditur aktivistët.

Sulmi ndodhi të mërkurën në mbrëmje në rrugën B-36, raportoi Bild. Pas shqyrtimit të videos, policia identifikoi shoferin e dhunshëm dhe u la i lirë në pritje të hetimeve.