Të paktën 15 persona u vranë pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi të enjten që po përdorej si fabrikë në zonën e Metro Manila, në Filipine.


E shefi i brigadës së zjarrëfikësve, Marcelo Ragundiaz, tha se tre persona shpëtuan por fëmija i pronarit të shtëpisë, ishte në mesin e atyre që vdiqën nga zjarri në Quezon City, shkruan CNN, transmeton klankosova.

Ragundiaz, tha se prona po përdorej si një magazinë printimi bluzash dhe se zjarri mund të ketë filluar në mes të ndërtesës, gjë që pengoi shumicën e atyre që ishin brenda të iknin.

Thirrjet në Byronë e Mbrojtjes nga Zjarri, BFP NCR Fire District 5 Quezon City dhe emailet drejtuar autoriteteve lokale të Quezon City nuk u përgjigjën.

Ndërsa qeveria e qytetit Quezon do të hetojë nëse pronari i shtëpisë ka shkelur kodet e ndërtimit dhe zjarrit, dhe nëse ata kishin leje për të përdorur pronën si një ndërtesë tregtare.

Megjithkëtë kjo vjen vetëm disa ditë pasi 10 persona pësuan djegie dhe prerje si pasojë e një zjarri në një zonë banimi të Quezon City të dielën, transmeton klankosova.tv