Ndërhyrjet nga ajri dhe toka të autoriteteve spanjolle nuk I kanë parandaluar flakët.


“Jam nervoze për shtëpinë e prindërve të mi. vëllai im gjithashtu jeton pranë shtëpisë së tyre dhe të dyja rrezikojnë të digjen”, tha një banore.

Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë bërë që vatra e zjarrit të përhapet në një perimetër më të gjerë. Sipas forcave të emergjencës, më shumë se 5 mijë hektarë me pyje janë shkrumbuar nga zjarri që vijon të jetë aktiv prej të martës. Ndërkohë më shumë se 4500 njerëz janë larguar nga zona.

Po ashtu shumë turistë kanë ndërprerë pushimet e tyre në mes për shkak të tymit. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar afro 500 forca zjarrfikëse dhe 17 avionë.