Një burrë u gjet i vdekur shkaku i një zjarri që shpërtheu në veri të Athinës, thanë zjarrfikësit, të cilët luftuan një zjarr të ri masiv dhe paralajmëruan për një rrezik “ekstrem” nga zjarret në rajonin përreth kryeqytetit, Athinës. Një zjarr i madh shpërtheu në rajonin qendror të Greqisë, Boeotia, rreth 100 kilometra në veri të Athinës, thanë shërbimet e shpëtimit. Njerëzit që po qëndronin në një plazh dhe në dy komunitete aty pranë u urdhëruan të evakuoheshin nga ato zona. Rreth 56 zjarrfikës dhe katër avionë që hidhnin ujë po luftonin me zjarrin e ri gjatë ditës, tha një zyrtar nga shërbimi i zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve AFP.


Zjarret vazhduan të digjen edhe për të tretën ditë në pjesën verilindore të Greqisë, pranë qytetit Alexandroupolis. Ekipet e zjarrfikësve janë vendosur në disa fronte dhe po përpiqen të ndalojnë përparimin e zjarrit drejt Parkut Kombëtar Dadia, që pësoi dëme të konsiderueshme nga zjarret vitin e kaluar. Të angazhuar në mbarë Greqinë aktualisht janë mbi 200 zjarrfikës, ndërsa me zjarret po luftojmë edhe shumë vullnetarë dhe policë. Shtatë zjarrfikës dhe një vullnetar u dërguan në spital me lëndime, tha zyrtari nga shërbimi i zjarrfikësve.