Zbulohet një kandil deti 500 milionë vjeçar. Ai notonte shumë përpara se të shfaqeshin dinozaurët. Kandili i detit u gjet në malet shkëmbore të Kanadasë, gjatë një fushate gërmimi. Zbulimi tregon pa mëdyshje se kandili i detit, me një trup tipik në formë pjate ose zileje, kishte evoluar tashmë më shumë se 500 milionë vjet më parë. Kandili, në veçanti, ishte në gjendje të notonte lirshëm dhe ishte e pajisur me tentakula me të cilat mund të kapte pre me përmasa të konsiderueshme, ashtu si kandili ”modern” i detit. ”Të gjesh kafshë të tilla tepër delikate të ruajtura në shtresat shkëmbore në majë të këtyre maleve është një zbulim i mrekullueshëm”, tha Jean-Bernard Caron, paleontolog.


(Ultram)