Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në profilin e saj në Twitter, ka shprehur sot shpresën se të gjitha partitë në Kuvendin e Maqedonisë do të mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.


Njoftimi i kryetares së KE-së vjen në kuadër të takimit të saj me kryeministrin Dimitar Kovaçevski të mbajtur dje në Athinë, si dhe në margjinat e darkës joformale me rastin e 20 vjetorit të Deklaratës së Selanikut nga Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Shkëmbim i mirë i mendimeve me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. E përshëndeta paraqitjen e amendamenteve kushtetuese nga qeveria e tij në parlament. Shpresoj se të gjitha partitë do t’i mbështesin, për të avancuar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

https://twitter.com/intent/follow?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1693749172321607800%7Ctwgr%5Eab7ed42831fe151c52f769c6fa6627597c30b5e8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fportalb.mk%2Fvon-der-leyen-shpresoj-se-te-gjitha-partite-do-ti-mbeshtesin-ndryshimet-kushtetuese-maqedonia-i-perket-be-se%2F&screen_name=vonderleyen