Viti i ri shkollor në Francë pritet të nisë me ndalimin e veshjes islame

Viti i ri shkollor në Francë do të fillojë me ndalimin e veshjes islame si për vajzat, ashtu edhe për meshkujt, ka thënë të enjten ministri i Arsimit i vendit, Gabriel Attal. Viti shkollor do të nisë të hënën në Francë.


“Nxënësit do të mirëpriten në shkollë dhe do të ketë diskutim për t’u shpjeguar atyre rregullin, pse u mor ky vendim dhe pse ata nuk mund të veshin abaya [veshje islame vajza] ose qamis [veshje islame meshkuj] në shkollë”, ka thënë Attal për transmetuesin France.

Sipas ministrit, nxënësit që veshin veshje të tilla do të lejohen brenda ndërtesës së shkollës, por jo në mësime. Në vend të kësaj, ata do të dërgohen për diskutim mbi zgjedhjen e veshjeve të tyre. Qeveria franceze është kritikuar herë pas here se vepron kundër komunitetit mysliman.