Vijon aplikimi për subvecnionimin e racionit për student për vitin akademik 2023/24 për studentët aktualë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në rrjedhë është aplikimi për realizimin e të drejtës për subvecnionimin e racionit për student për vitin akademik 2023-2024 për studentët aktualë, transmeton Portalb.mk.


Afati i fundit për aplikim përmes portalit: e-uslugi.mon.gov.mk është 10 gusht.

Pas përfundimit të afatit për aplikim, kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet do të njoftohen përmes portalit ku kanë parashtruar aplikimin e tyre. Pastaj, Banka Shparkase, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës – subvencionimi i racionit për student, do të thirret në njërën nga filialet për të lidhur marrëveshjen për hapjen e një llogarie të veçantë, lidhur me kartelën pagesore të dedikuar përmes të cilës do të mund të shfrytëzojnë vetëm mjetet.

Aplikimi për kandidatët të cilët do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror do të zgjasë nga data 1 deri më 7 tetor. Gjithashtu, mundësia e aplikimit do të jetë e hapur nga data 1 deri në datën 7 të çdo muaji pasardhës, për studentët që nuk e kanë ushtruar më parë të drejtën e tyre për ndonjë arsye.