Në datë 22 gusht, në redaksinë e JOQ Albania, mbërriti një video ku shihej se si disa vajza të mitura dhunonin bashkëmoshataren e tyre në Vlorë. Pas publikimit të video në JOQ, ka reaguar policia e Vlorës.


Kjo e fundit bën me dije se janë ndjekur procedurat e nevojshme në prani të prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit. Mësohet se vajzat e identifikuara, janë dy shtetase, 14 vjeçe dhe tjetra 15 vjeçe.

Kujtojmë se në video, vajzat tallnin dhe tërhiqnin zvarrë përtokë bashkëmoshataren e tyre duke i krijuar një presion psikologjik. Ndërkohë, ndryshe nga shumë drejtori të tjera, DVP Vlorë ka ‘harruar’ të përmendë JOQ Albanian.