Alma Kaçi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shqyrtohet kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë. 40 vjeçarja po hetohet në “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa tani kërkon ‘hetim në gjendje të lirë’.


Në Korrik, Kaçi dha sqarime para SPAK për videon intime ku shfaqej me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit u arrestua më 24 qershor për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Kaçin mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale./abcnews.al