Vazhdojnë sulmet e qenve endacak në Kërçovë, e pëson edhe një e mitur

Gjatë ditës së djeshme, më datën 08.08.2023 rreth orës 20:00, shtetasi R.M (44) nga Kërçova ka raportuar në stacion policor të Kërçovës se vajza e tij e mitur është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Janko Mihajloski” në qytetin e Kërçovës. Ndërsa në njëjtën ditë shtetasi Z.N.(33) nga Kërçova ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në bulevardin “Çlirimi” në Kërçovë.