Pesë punëtorë hekurudhor janë vrarë në veri të Italisë, pasi u përplasën nga një tren teksa po kryenin punë mirëmbajtjeje gjatë natës.


Paolo Bodoni, kryebashkiaku i Brandizzo tha se një punonjës i urgjencës i kishte përshkruar atij një “skenë rrëqethëse, me mbetje njerëzore në 300 metra”.

Ai shtoi se është kjo një tragjedi e madhe dhe se një hetim është duke u zhvilluar, shkruan TheGuardian, transmeton Klankosova.tv

Ndërsa policia tha se treni, i cili po transportonte vagonë në linjën Milano-Torino nuk ishte në shërbim komercial, po udhëtonte me 160 km/h) kur goditi ekipin që ishte e zëvendësuar pjesë të shinës pranë Brandizzos, në periferi të Torinos.

Kompania që menaxhon rrjetin hekurudhor të Italisë, RFI, shprehu dhimbjen e thellë për atë që ndodhi dhe ngushëlloi familjarët e punëtorëve, transmeton Klankosova.tv.