Tre persona janë vrarë nga sulmet me raketa ruse në rajonin Volyn në veri-perëndim të Ukrainës, kanë thënë zyrtarët lokalë.


Sulmet ajrore kanë dëmtuar disa ndërtesa në rajonin perëndimor të Lviv por nuk ka pasur të vdekur tha kryebashkiaku i qytetit.

Të pakten 16 raketa ishin shkatërruar nga forcat e mbrojtjes ajrorore në Ukrainë nga të paktën 28 të lëshuara nga rusia gjatë natës.

Sirenat për sulmin ajror ishin lëshuar për dy orë në Lviv dhe Volyn.

Nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Oleksiy Kuleba, tha se tre personat e vrarë në ndërtesën industriale ishin punonjës,ndërsa katër personat e tjerë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.