Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nën dyshimin se e ka therur dikë me thikë.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.