Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Shëngjin.


Ngjarja ka ndodhur tek “Rana e Hedhun” pranë një lokali, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Tutje, bëhet e ditur se policia po vazhdon hetimet në lidhje me këtë rast.