Të paktën tre persona janë plagosur pas një sulmi të Rusisë në qytetin e portit, Odesa njoftoi guvernatori i rajonit ukrainas në Detin e Zi. “Disa zjarre shpërthyen nga rënia e copave të raketave, si pasojë e sulmit të armikut në Odesa”, tha guvernatorit Oleh Kiper. Forcat Ajrore dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan se pati sulme me dronë Shahed dhe raketa.


Odesa, porti dhe baza detare më e madhe e Ukrainës, është sulmuar vazhdimisht me raketa dhe dronë qëkur Moska u tërhoq nga një marrëveshje e cila lejonte eksportimin e drithërave nga portet e Ukrainës në korrik. Ushtria ruse i sulmon vazhdimisht qytetet ukrainase të cilat janë brenda gamës së sulmeve të saj me raketa, dronë dhe artileri. Me gjithë provat dhe dëshmitë, Rusia e ka mohuar tërë kohën përgjegjësinë e ushtrisë së vet në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve ukrainas dhe personelit ushtarak që nga disa e parë e pushtimit.